
Struktura e marrëveshjes së Real Madridit me Monacon për Aurelien Tchouameni është zbuluar pas kalimit të francezit në Santiago Bernabeu.
Los Blancos konfirmoi ardhjen e mesfushorit në një marrëveshje gjashtëvjeçare të shtunën, në pritje të testeve mjekësore. 22-vjeçari do të prezantohet si lojtar i Real Madrid të martën, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja mund të jetë deri në 100 milionë euro, megjithëse përbërja e saktë e transferimit tani është zbuluar nga Marca.
Sipas raportit të tyre, Reali është i sigurt se do të paguajë 80 milionë euro (68.3 milionë funte) për shërbimet e francezit, me çështje tatimore që do të thotë se ata kanë përfshirë shtesa të pagarantuara me vlerë deri në 20 milionë euro (17.1 milionë funte)./ORAinfo/