Ja kur do të rregullohen problemet me Facebookun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja kur do të rregullohen problemet me Facebookun

20:02 | 03 Korrik 2019

Facebooku ka pasur disa probleme sot.

Disa përdorues të rrjetit social më të madh në botë, Facebook, të mërkurën, janë ankuar se nuk po mund të ngarkojnë fotografi dhe video.

Një zëdhënës i Facebook-ut, i tha BBC-së se “jemi duke punuar për të iu kthyer normalitetit, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Pengesat janë paraqitur edhe në Instagram dhe shërbimin e mesazheve ËhatsApp. Të dyja këto rrjete janë në pronësi të Facebook-ut.

Së bashku, këto rrjete sociale, kanë miliarda përdorues në mbarë botën.

Në mars, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes. Gjatë muajit prill, problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe shërbimin ËhatsApp.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!