Ja kur do të shpallet pasardhësi i Johnson

23:00 | 11 July 2022

Anglia nuk është e qetë sa I përket situatës politike.

Pasardhësi i kryeministrit britanik Boris Johnson, do të shpallet nga Partia Konservatore më 5 shtator, pas votimeve nga anëtarët e saj, bazuar në rregullat e shpallura sonte nga i ashtuquajturi “Komisioni 1922”.

Kandidatët do të kenë vetëm ditën e nesërme, 12 korrik, për të paraqitur nominimet e tyre dhe votimi do të fillojë të mërkurën derisa të mbeten vetëm dy të parët, proces që mund të zgjasë deri të hënën.
Secili kandidat duhet së pari të sigurojë mbështetjen e të paktën 20 deputetëve.

Deri më sot, 11 zyrtarë të partisë kanë njoftuar se do të kandidojnë për kryesimin e saj.

Komento: