Ja kur do të varrosen tre personat që u privuan nga jeta në lagjen “Dardania”

16:18 | 23 Prill 2019

Nesër u jepet lamtumira e fundit tre personave që u privuan nga jeta në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Nesër varrosen tre personat që u privuan nga jeta në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Këtë të ditur e ka bërë familjari i tyre, Kreshnik Krasniqi përmes një postimi.

Ky është postimi i plotë:

Ju njoftojmë se varrimi i familjarëve tanë që humbën jetën tragjikisht më 22.04.19 bëhet nesër.

Hasan (Sadri) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 11:00 në varrezat e fshatit Grashticë.

Hysnije (Shaban) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit-Matiqan

Remzije Kamberi Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 16:20 në varrezat Dragodan.

Komento: