Ja kur do të varroset polici Izet Demaj

10:38 | 28 Dhjetor 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Istog ku pas shkëmbimit të zjarrit është vrarë një grabitës i bankës dhe një polic në detyrë.

E varrimi i policit Izet Demaj, do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut nga ora 14:00.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.

Haradinaj poashtu njoftoi se Presidenti i vendit ditën e nesërme do ta shpallë ditë zie në Kosovë.

Polici Demaj po konsiderohet hero, derisa ra në krye të detyrës.

Kujtojmë se dje në Istog përveç policit Demaj, pa shenja jete mbeti edhe grabitësi i një banke, Kamer Metaj.

Komento: