Ja kur do t’i marrin pensionet kosovarët qe kanë punuar në Zvicër

09:18 | 12 June 2019

Lajm i mirë për pensionistët kosovarë në Zvicër.

Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka vendosur që pensionet e sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve dhe të sigurimit të invaliditetit t’iu kthehen kosovarëve që kanë punuar në Zvicër.

Ky vendim u mor pas dhjetë vjetëve ndërprerje, që mori 110 vota pro, 58 kundër dhe 2 abstenime.

Siç raportohet, për këtë marrëveshje nuk do të ketë referendum të dytë, por atyre do t’u takojë përsëri kjo e drejtë.

“Pensionet e para AHV dhe IV së shpejti do të kthehen në shtetin ballkanik.

“Marrëveshja do të vihet në veprim sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore me kërkesë të BLICK. Pritet të jetë 1 shtatori”, shkruan Blick.

Shteti zviceran ka ndërprerë marrëveshjen ekzistuese me Kosovën në vitin 2010, pasi që hetuesit të cilët po hetonin rastet e mashtrimeve me pensione ishin kërcënuar me vdekje.

Komento: