Avokatët e serbëve të prangosur në veri gjatë ditës së nesërme dorëzojnë ankesat për vendimin e Gjykatës Themelore.
Avokatët e 11 serbëve të prangosur në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nën dyshimin për kontrabandim dhe vepra të organizuar në veri të vendit janë duke përgatitur ankesat e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore për të dyshuarit në fjalë.
Avokati Nebojsha Vlajiq, i cili mbron njërin nga të prangosur ka thënë për Tanjug se ankesat do të dorëzohen të hënën, kur edhe skadon afati i apelimit.
Duhet shtuar se në mesin e 31 personave të arrestuar , përveç 11 serbëve ka edhe shqiptarë dhe boshnjakë, të cilëve Themelorja në Prishtinë u caktoi një muaj ndalim.
Duke marrë parasysh se është një numër i madh i të akuzuarve, Vlajiq deklaroi se vendimi për ankesat mund të zgjasë.