Ramush Haradinaj tregon se kur e morri ftesën për Hagë.
Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.
Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për ditën kur i kishte ardhur ftesa për të shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë si i dyshuar.
“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.
“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes”
Haradinaj tregon se atë ditë menjëherë e ka marrë edhe vendimin për dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.