
Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve.
Shorti për Ligën e Kampionëve, do të mbahet sot nga ora 18:00.
Pjesë e këtij shorti do të jenë 32 skuadra, të ndara në 4 vazo.

Si do të ndahen grupet?
Një grup do të përbëhet nga katër ekipe, nga çdo vazo do të zgjedhet një ekip.
Megjithatë ka disa rregulla, ekipet nga i njëjti shtet s’mund të jenë në të njëjtin grup.
Po ashtu, ekipet nga Rusia dhe Ukraina nuk lejohen të përballen me njëra tjetrën.
Gjatë shortit do të japin çmime për performancat më të mira të sezonit të kaluar.
Ndër të tjerash do të zgjedhet edhe “Lojtari më i mirë”.
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve, do të fillojnë me datën 17/18 shtator.