Klopp zbulon momentin kur i ishte frikësuar shkarkimit në Liverpool.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ai ishte frikësuar se do të shkarkohej shpejt nga klubi anglez nëse nuk do të sillte përmirësime të menjëhershme në fatin e klubit kur erdhi fillimisht në Anfield.
Liverpooli e emëroi ish-trajnerin e Borussia Dormtmundin në tetor të vitit 2015, pasi gjiganti anglez kishte përfunduar në pozitën e gjashtë në tabelë në sezonin paraprak, nën drejtimin e Brendan Rodgers, transmeton Gazeta Express.
Dhe gjermani, i cili tashmë ka arritur t’ia fitojë klubin trofeun e Ligës së Kampionëve dhe është afër triumfit edhe në Premierligë këtë sezon, e dinte se të jesh trajner i Liverpoolit ishte një hap i madh në karrierën e tij, por që vinte me pasojat e veta.
“Ishte e qartë se ne kishim nevojë për kohë. Ishte e qartë se ne nuk mund të përmirësonim gjithçka brenda natës. Të gjithë e donin këtë por ishte e qartë se nuk ishte diçka që mund të realizohej menjëherë”, ka thënë Klopp.
“Kështu që m’u desh të kërkoja kohë, kështu ishte. Nuk isha shkarkuar kurrë më parë në karrierën time, kështu që nuk kisha përvojë me gjëra të tillë. Por e dija se nëse nuk do të isha në një nivel më të lartë në Liverpoolit dhe të mos bëja përmirësime menjëherë, do të shkarkohesha. Ishte kaq e thjeshtë”.
“Për këtë arsye kam thënë që nëse do të jem ende këtu pas katër vjetëve, atëherë do të kemi fituar diçka. Unë nuk i kisha kërkuar katër vjet për të fituar diçka, por kisha kërkuar për pak më shumë kohë”.