Ja kur largohet Gattuso nga Milani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja kur largohet Gattuso nga Milani

16:11 | 26 Dhjetor 2018

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Frosinones ditën e sotme, në një ndeshje që kuqezinjtë shfaqën një lojë mjaft të vakët dhe vijojnë të jenë krejtësisht jashtë forme, ku kanë gati një muaj pa fitore.

Fajtori kryesor për këtë gjendje, shihet të jetë numri një i pankinës, Genaro Gattuso, i cili pas takimit ka folur për mediat.

Ai ka prnuar se nëse lojtarët dëshirojnë që ai të largohet, ai do ta braktisë ekipin kuqezi.

POZICIONI NË STOL – “Nuk mund të jem i qetë, pasi kemi që nga 2 dhjetori pa fitore. Në punën time është shumë e vështirë të jesh i qetë. Në qoftë se skuadra do të ishte kundër meje, unë nuk do të vazhdoja të isha trajner.

Jam personi i parë përgjegjës për ekipin dhe e gjithë përgjegjësia është e imja. Nuk më pëlqen fjala i qetë”, ka thënë Gattuso.

Komento: