Ja kur luhen ndeshjet e para në Champions League

13:05 | 16 Dhjetor 2019

Përballje interesante do të na presin në Champions League në shkurt të vitit të ardhshëm.

Është hedhur shorti për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Shorti ka dashur që të ketë përballje tejet interesante, ku ato anglezo-spanjolle veçohen.

Kampioni aktual i Evropës, Liverpool do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Manchester City luan ndaj Real Madridit.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Bayern Munich e Chelsea si dhe Barcelonës me Napolin.

Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt ku janë datat, 18, 19, 25 dhe 26 shkurt.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen një muaj më vonë, më saktësisht më 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Skuadrat fituese të grupeve ndeshjet e para do t’i luajnë në udhëtim.

Komento: