Mbledhja e ardhshme e qeverive shqiptare do të mbahet në muajin maj.
Në nëntorin e vitit që po lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Tani është caktuar që mbledhja e radhës të mbahet në maj në qytetin e Shkodrës.
Kujtojmë se për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.
Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë e ardhshmja do të jetë në Shkodër.