Rusia dhe Ukraina po vazhdojnë luftimet.
Armëpushimi në Ukrainë nuk është në horizont, por mund të vijë në javët e ardhshme, në varësi të mënyrës sesi lufta dhe negociatat e vazhdueshme të paqes vazhdojnë. Është kjo deklarata që vjen nga nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatorit të Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths.
“Armëpushimet nuk janë në horizont tani, por mund të jenë brenda disa javësh. Ato mund të jenë pak më të gjata se kaq,” tha Griffiths në komentet e tij të hënën para gazetarëve në selinë e OKB-së në New York City.
Griffiths tha se ai planifikon të shkojë në Turqi këtë javë për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të gjetur mënyrat se si OKB-ja mund të ndihmojë në mbështetjen e procesit paqeruajtës dhe negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë. Ai shtoi se ishte “me të vërtetë i impresionuar” nga roli që po luan Turqia në konflikt, duke e quajtur vendin “një aspekt të rëndësishëm” të situatës.
“Ne duhet t’i shikojmë bisedimet me shumë, shumë kujdes, prandaj do të udhëtoj në Turqi këtë javë,” tha Griffiths.
Ai tha se ai gjithashtu shpreson që Turqia mund të presë një “grup kontakti humanitar” përmes të cilit mund të diskutohen negociatat për ndihmën humanitare. Sipas tij zyrtarët ukrainas kanë rënë dakord për këtë dhe se shpreson që edhe zyrtarët rusë ta bëjnë këtë gjë.