Ja kur mund të shpërndahen shtesat për fëmijët

09:05 | 23 December 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka sqaruar se për shtesat e fëmijëve duhet të hartohen edhe dokumente shtesë.

Ai ka sqaruar se për fillimin e dhënies së shtesave për fëmijët do të duhet që të hartohen edhe disa dokumente në mënyrë që të zbatohen rekomandimet e dala nga rezoluta e miratuar në Kuvend.

Por Reçica thotë se është herët që të thuhet se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ky proces.

“Realisht unë mendoj që tani për tani është herët të flitet për buxhetin sepse jemi në fazën fillestare vetëm pasi te fillohet analizave në tersi te shihet cilat grupe do të preken cilat grupe do të beshten mandej do të vije deri te kostoja e shtesave për fëmijë dihet edhe kostoja ma vonë”, ka thënë Reçica, raporton OE.

“Si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi në kuadër të sistemit pensional në vend dhe me koncept- dokumente që pritet të miratohet nga Qeveria dhe vitin e ardhëm do ta kemi edhe draft-ligjin me punën pensionale”.

“Në dokument do të dalin dy ligje: Ligji unik për pensione dhe Ligji për sigurimet sociale nga i cili do të krijohet edhe fondi për sigurime sociale dhe kjo është një risi për sistemin e sigurimeve në Kosovë që ne akoma si vend nuk kemi sistem të sigurimeve social të plotë, që realisht është baza”.“… korniza e një shteti që me të ta ketë drejtësinë sociale si parësore dhe në kuadër të fondit për punë sociale do të mbulohet disa skema nga ai fond, i cili do të përcaktohet se si do të jetë kontributi i punë-dhënësit dhe punë-marrësve në krijimin e atij fondi dhe një nga skemat që parashikohet të financohet nga fondi për sigurime sociale në të ardhmen dhe përkujdesjen e prindërore apo shtesat që i quajmë ne”, ka thënë Reçica.

Komento: