
Aeroporti në pritje të Qeverisë për nisjen e fluturimeve.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që u mbajt më 7 qershor, ku u vendos që të hapen kufijtë tokësorë të Kosovës, të cilët ishin mbyllur si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, tha të martën se pret që fluturimet të nisin brenda dhjetë ditësh. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, kanë thënë për Express se janë të gatshëm për të nisur punën
Në Kosovë ka nisur faza e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19.
Deri më tani janë hapur çerdhet, kafiteritë, restorantet, qendrat tregtare, aktivitetet sportive, muzetë, galeritë e artit, transporti urban e ndërurban, e po ashtu është larguar masa e kufizimit të lëvizjes.
Tani, qytetarët kanë të drejtë qarkullimi 24 orë në ditë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.