Ja kur pritet të rinisë Serie A

23:29 | 26 April 2020

Qershori është muaji kur pritet të rinisë Serie A.

Klubet nisin përgatitjen e agjendave për rinisjen e stërvitjeve.

Pasi kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, konfirmoi fazën e dytë në konferencë për media këtë mbrëmje si kundërpërgjigje pandemisë koronavirus, klubet kanë nisur të mendojnë për agjendën.

Me 4 maj ekipet mund të nisin stërvitjen, por fillimisht të veçuar, para se lojtarët të stërviten në grupe, me 18 maj, datë e caktuar për rihapjen e muzeve, bibliotekave dhe galerisë së artit, ndërsa baret dhe restorantet fillimisht do të hapen për të shpërndarë ushqime e pas 2 qershorit edhe ashtu si në ditë normale.

2 qershori është caktuar si faza e tretë në Itali, për rihapjen e vendit, përfshirë aktivitetet që kanë kontakte, si sallonet, berberët dhe sallat e masazhit.

Çka do të thotë se pas 2 qershor pa ndonjë problem do te luhet edhe futboll, por tashmë e vendosur – pa tifozë nëpër stadiume.

Kështu, nëse Serie A rinis pas 2 qershorit, atëherë pritet të përfundojë sezoni në javën e tretë të korrikut, pra pas datës 15.

Gjatë kohë së stërvitjeve nga 4 maji dhe veçanërisht 18 maji, futbollistët do të testohen para dhe pas çdo seancë stërvitore.

Testi i parë pozitiv me COVID-19 në Itali u zbulua me 20 shkurt dhe që nga atëherë, 26,644 persona kanë vdekur, mbi 100 mijë janë infektuar.

Në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve ka rënë në 260, më e vogla që nga 14 marsi, ndërsa kulmi ishte me 27 mars kur për 24 orë ndërruan jetë 919 persona.

Izolimi total i Italisë që nga fillimi i marsit duke se ka dhënë efekt dhe tani me 4 maj do të nisin dalëngadalë të rihapin vendin dhe po ashtu së shpejti pritet t’i shohim në fushë edhe futbollistët.

Komento: