Ja kur zbarkon Conte në Seria A

23:46 | 03 Maj 2019

Conte do të riktheht përsëri në Seria A.

Antonio Conte vazhdon të jetë emri më i lakuar në Itali për të marrë drejtimin e një prej skuadrave italiane. Të shumta janë skuadrat, duke nisur që Juventusi, Interi apo dhe Roma, të cilat dëshirojnë trajnerin.

Por cila do të jetë zgjedhja e Contes?

Një pyetje që do të marrë përgjigje më 1 qershor, pasi sipas mediave në Itali në këtë datë, Conte do të bëj publike emrin e skuadrës së re. Te Roma janë të bindur se do të jetë skuadra e tyre ajo që do të zgjedh ish-trajneri i Çelsit.

Komento: