Sipas Gazzetta dello Sport, lojtarët e vetëm të Milanit që meritojnë një votë të mjaftueshme për punën e djeshme kundër Bolonjës ishin mbrojtësit: 6.5 për Romagnoli, ndërsa Donnarumma, Kalabria, Zapata dhe Rodriguez morën një vlerësim prej 6 përcjell ORAinfo.
Ndërkohë, Suso, Kessie dhe Castillejo morën një vlerësim 5.5, ndërsa Bakayoko zhgënjeu seriozisht, së bashku me Calhanoglu, Cutrone dhe Higuain, të cilët të gjithë morën një vlerësim prej 5 nga gazetat italiane./ORAinfo/