Duket se Mauro Icardi nuk do të jetë edhe gjatë lojtar i Interit.
Problemet e vazhdueshme me deklaratat e gruas së tij Ëanda Nara, mos vazhdimi i kontratës dhe heqja e shiritit të kapitenit së fundi, janë disa nga arsyet e forta për të besuar se Icardi do të largohet nga Inter.
Mediet e huaja raportojnë se në listën e Interit për zë zëvendësuar Icardin janë tre sulmues.
Karim Benzema i Real Madridit, Luis Suarez i Barcelonës dhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germainit, mund të jenë emrat e mëdhenj që mund të zbarkojnë në ‘San Siro’ verën e ardhshme.
Në anën tjetër, e Mauro Icardi mund të transferohet në La Liga, te skuadra e Real Madridit.