Pensionet e rreth 30 mijë veteranëve të luftës, kanë bllokuar rritjen e pagës minimale në Kosovë.
Kjo pasi që me rritjen e pagës minimale automatikisht rriten edhe pensionet e veteranëve.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se janë duke i shqyrtuar mundësitë buxhetore, pasi që sipas tyre, buxheti i Kosovës, nuk mund ta mbuloj edhe pagën e minimal edhe rritjen pensionet e veteranëve të luftës.
Ndërsa në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojnë që paga minimale të rritet gjatë këtij viti.