Ja kush e gjeti trupin e pajetë të 49 vjeçarit që u godit sot me sëpata në Rugovë

21:18 | 28 April 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Rugovë.

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe sipas urdhrit të komandantit Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim- Shpëtimit i FSK-së u angazhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Ekipi profeionl i FSK-së prej 12 pjesëtarëve pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. i moshës 49 vjeçare nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës.

Ekipi i FSK-së trupin pa jetë e ka dorëzuar te Policia e Kosovës dhe familjarëve të të ndjerit për procedura të mëtutjeshme.

Komento: