Ja kush është 7 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Ozdrim të Pejës

08:31 | 08 Janar 2020

Kjo është 7 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Ozdrim të Pejës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Istog-Pejë, përkatësisht në Ozdirm, ku ka mbetur e vdekur një 7 vjeçare nga Peja.

Aja Gruda është 7 vjeçarja që nuk u ka mbijetuar plagëve të këtij aksidenti të rëndë.

Policia ka konfirmuar për Reporterin se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Familja ka njoftuar se varrimi i të miturës do të bëhet nesër në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Kujtojmë se në këtë aksident të lënduar kanë mbetur edhe tre persona.

Komento: