Ja kush është burri që u gjet i vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”

11:27 | 25 November 2019

Burri që u gjet i vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”, është shtetas i Shqipërisë.

Një njësi policore mbrëmë në orën 19:15 ka gjetur një trup të pajetë brenda një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” në rajonin e Prizrenit.

Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se burri i vdekur është shtetas i Shqipërisë.

“Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Policia.

Komento: