Edhe Superliga e Kosovës është prekur nga koronavirusi.
FC Drita sot (e mërkurë) ka njoftuar se një futbollist i tyre është infektuar me COVID-19.
Ky është rasti i parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës.
Lajmi mëson se futbollisti i prekur me COVID-19 është Izair Emini, shqiptari nga Maqedonia e Veriut.
Ai është testuar për COVID-19 në Shkup, ku ka dalë pozitiv.
FC Drita në një komunikatë të lëshuar sot, ka shprehur shqetësimet e tyre se si në Superligën e Kosovës klubet do të stërviten pa u bërë testimet për COVID-19 futbollistëve.