Ja kush është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

13:46 | 24 Qershor 2019

Edhe një pjesëtar i UÇK-së është ftuar në Hagë.

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të UÇK-së si të dyshuar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie, Nasim Haradinaj nga OVL e UCK-së, i cili tha se i ftuari i radhës është Muhamet Krasniqi nga qyteti i Prizrenit.

“Muhamet Krasniqi i lindur në Prizren ka marrë ftesë nga zyra e prokurorit Special me datë 20 maj por që është njoftuar në qershor të këtij viti. Ftesa është si i dyshuar. Brenda 20 ditësh pritet që deklaratën ta jap.”, tha ai.

Përveç kësaj ai ka lutur edhe mediat që të mos e shqetësojnë atë pasi gjithë ato se çfarë ka për t’i thënë do t’i thotë në Hagë

Komento: