Ja kush është personi i vetdorëzuar për privimin nga jeta e Abid Jasharajt

11:44 | 28 February 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e të dyshuarit kryesor për privimin nga jeta e Abid Jasharajt.


Abid Jasharaj (viktima)

I prangosur është Besnik Shkodra, 26-vjeç, vëllai i gruas së viktimës.

“Intensiteti i punës së hetuesve policor, të cilët që nga momenti kur ka ndodhur rasti kanë bastisur gjashtë lokacione për të lokalizuar/arrestuar të dyshuarin, si dhe thirrjet zyrtare nga ana e tyre, kanë bërë që sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast : B. Sh mashkull 26 vjeç, të vetë dorëzohet në stacion policor. I njëjti ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole) e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale në Prishtinë.


Besnik Shkodra, 26-vjeç

Po ashtu nga ana e policisë, është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit CITROEN.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë proceduarat e nevojshme policore, ndërkohë që personit të dyshuar, nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Komento: