Një video që e kreut të PDK-së ku u prezantua edhe Lista e Barnave Esenciale qarkulloi shumë në rrjetet sociale.
Ishte një djalosh i ri i cili i drejtohet Kadri Veselit me fjalë shumë miradije, duke i thënë “Ku ke qenë më herët”.
Këto pamje u komentuan, madje u shndërruan edhe në shaka e u përdorën edhe nga disa parti politike për përqeshje.
Por, personi në video është Kryetar i Asociacionit të Personave që vuajnë nga Skleroza Multiple dhe njëkohësisht vet i prekur nga kjo sëmundje.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka treguar se nuk është anëtar i asnjë partie politike, por ka qenë i emocionuar që Ministria e Shëndetësisë ka sjellë barnat e nevojshme për ta nëpërmjet Listës Esenciale të Barnave.
Ky është postimi i tij:
Të nderuar miq,
Ditëve të fundit ka marrë shumë vëmendje një diskutim i imi me Kryetarin e PDK-së z.Kadri Veseli, gjatë aktivitetit ku u prezantua lista esenciale e barnave, azhurnuar nga Minsitria e Shëndetësisë.
Në këtë aktivietet kam marrë pjesë në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Personave që vuajnë nga Skleroza Multiple, meqë edhe vetë jam i prekur nga kjo sëmundje e rëndë.
Për më shumë se dy vite asociacioni ynë ka avokuar që në listën e esenciale të barnave të përfshihen barnat bazike për më shumë se 500 persona të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë.
I prekur thellë nga rrëfimet e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje, e veçanërisht nga fjala e 11 vjeçares, por edhe i ngarkuar emocionalisht, kam shfrytëzuar rastin ti falenderoj njerëzit të cilët kanë mbështetur kërkesat tona, për lehtësuar sadopak jetën e 500 familjeve.
Ndër ta ishte edhe z.Veseli, për të cilin në fund të fundit vlerësova që është aty në cilësinë e udhëheqësit të Kuvendit, ngase aktivieteti ishte i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Lavdatat që atë ditë nuk i kurseva jo vetëm për të, por edhe për të gjithë zyrtarët tjerë, dhe ndoshta racionaliteti im mbeti në hije të gjendjes emocionale.
Prandaj, krejt në fund dua të sqaroj që nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik dhe nuk mbështet asnjë subjekt politik. Megjithatë, mbetem i përkushtuar në angazhim tim që të sëmurët me sklerozën multiple të ketë trajtimin adekuat nga institutionet e shtetit.
Me respekt,
Labinot Demi,