Ky është politikani i vetëm kosovar që e ndjek Obama.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, që është një nga figurat më me ndikim në botë, është edhe ndër më të ndjekurit në rrjetin social twitter.
Aty, Obama ndjek rreth gjysmë milioni llogari. Një ndër ta është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Obamën dhe Ahmetin (rastësisht) i bashkon edhe qëndrimi politik.
Të dy janë të majtë.
Të dy qeverisën nga dy mandate.
Ahmeti është pjesë Partisë Socialdemokrate, ndërsa Obama ishte president i SHBA’së nga radhët e Partisë Demokratike.
Obama u shpall president i 44’të i SHBA’së.
Erdhi pas presidentit Bush dhe kundërkandidat në zgjedhjet e 2009’tës e pati John McCain’in republikan. Obama qeverisi deri në vitin 2017.
Ndërsa Ahmeti u zgjodh kryetar i Prishtinës në vitin 2013, e u rizgjodh në vitin 2017.
Ahmeti është pothuajse në përfundim të mandatit dhe ka deklaruar se nuk do të garojë më për të parin e Prishtinës.