Ja kush po e mban peng integrimin euroantkantik – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja kush po e mban peng integrimin euroantkantik

08:11 | 21 Dhjetor 2018

Integrimi euroatlantik mbahet peng nga pesëshja e Bashkimi Evropian.

Kosova nuk ka aplikuar as në 2018-n për ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

E Qeveria ka konsideruar se këtë status vendi nuk mund ta marrë pa u njohur paraprakisht edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shkruan sot Koha Ditore.

Ekzekutivi i vendit e ka shprehur këtë pikëpamje në Draftin e Strategjisë për Politikë të Jashtme, referuar periudhës 2019-2023.

“Angazhimi për njohje me fokus të veçantë në pesëshen e vendeve aktualisht jonjohëse paraqet në radhë të parë domosdoshmëri me qëllim të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Si shtet që synon anëtarësimin në BE, Republika e Kosovës e konsideron si të domosdoshëm ndryshimin e qëndrimit të pesë shteteve jonjohëse brenda BE-së, para se të kalojë në fazën e radhës së procesit integrues, atë të vendit kandidat”, thuhet në këtë Draft të strategjisë.

Komento: