Lojtarët e Real Madridit janë shprehur kundër që Jose Mourinho të merr drejtimin e skuadrës.
Mourinho ka marrë një lajm aspak të mirë.
Jose Mourinho është duke tentuar që të rikthehet në futboll, pas shkarkimit nga Manchester United në fund të vitit të kaluar.
Trajneri portugez është duke u kërkuar nga Real Madridi, por që tani ka një pengesë, përcjell lajmi net.
Mourinho e do rikthimin te madrilenët, por që disa lojtarë janë kundër që ai të kalojë në Santiago Bernabeu.
Portugezi kishte raporte të acaruar me disa prej lojtarëve në periudhën 2010-2013, andaj kjo gjë mund të bëjë që transferimi i tij të bllokohet.