Ja kush po rikthehet te Real Madrid

23:58 | 13 Shkurt 2022

Real Madridi po planifikon të aktivizojë klauzolën e blerjes në kontratën e mbrojtësit të krahut të Tottenham, Sergio Reguilon zbulon Mirror.

Reprezentuesi spanjoll iu bashkua Spurs nga Madridi në shtator 2020, por Blancos kanë mundësinë ta rikthejnë atë për 27.5 milion £ (34 milion dollarë),përcjell ORAinfo.

Madridi do të kërkojë të ushtrojë klauzolën këtë verë pasi Carlo Ancelotti kërkon të shtojë më shumë thellësi në radhët e tij mbrojtëse./ORAinfo/

Komento: