
Nga Arsenali pritet të largohet, William Saliba.
William Saliba do të mendojë për një largim nga Arsenali nëse nuk merr garanci për kohën e lojës nga Mikel Arteta, raporton The Independent, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi me vlerësim të lartë nuk ka marrë ende një paraqitje konkurruese për Topçinjtë pasi kaloi kohë në huazim dhe nuk është i përgatitur të jetë një opsion rezervë në Emirates Stadium./ORAinfo/