Ja lur do të lancojë Apple smartfonët me 5G

12:57 | 06 December 2018

Apple do të lancojë iPhone-in që mbështetë gjeneratën e pestë teknologjisë së rrjetit të “broadbander” në vitin 2020, sugjeron një raport i ri.

Gjigandi teknologjik nga Kalifornia thuhet se po punon në një smartphone super të shpejtë që mund të shkarkojë filma të rezolucionit 4K në vetëm disa sekonda – por nuk do ta lancojë atë për dy vite të tjera, transmeton lajmi.

5G është e ardhmja e smartfonëve – një përmirësim i madh në rrjetet aktuale 3G dhe 4G që përdorim sot.

Ajo premton shpejtësi të shkarkimit më të shpejtë dhe më pak vonesa gjatë luajtjes së lojërave.

Transportuesit celularë si EE dhe Vodafone duhet të përgatisin rrjetet e tyre për 5G dhe prodhuesit e telefonave duhet të instalojnë modemët 5G në seritë e reja të smartfonëve.

Shumë kompani të smartfonëve do të fillojnë të intergojnë 5G-në në fillim të vitit 2019, por Apple nuk do ta bëjë këtë deri në vitin 2020 sipas një raporti të Bloomberg.

Komento: