Ja me kënd pritet të takohet Veseli, pas vizitës që bëri në kampet e njohura ushtarake amerikane

21:50 | 08 Dhjetor 2018

Visita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit në Amerikë po vazhdon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës në kampet e njohura ushtarake amerikane ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake, shumë prej të cilave do të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, tani ka udhëtuar drejt Uashingtonit për takime politike.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qëndruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Iowas nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, Veseli do të qëndrojë edhe në Nju Jork ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, si dhe në prag të vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë.

Komento: