Publikohet momenti kur gjatë samitit kur kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e shqetësuar, i flet Vuçiqit në vesh.
Dje u mbajt Samiti i Berlinit, ku po merrnin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimorë, ndërsa tema kryesore ishte Kosova dhe Serbia.
Në këtë takim nga Kosova kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ndërsa nga Serbia morën pjesë presidenti Alexandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.
Në përfundim të takimi zyrtar, të gjithë pjesëmarrësit u fotografuan së bashku për një fotografi familjare, ku në mes të të gjithëve, qëndronte kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila kishte në të djathtë presidentin francez, Emmanuel Macron dhe në të majtë, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Frederica Mogerini.
Në përfundim të fotografisë familjare, të gjithë udhëheqësit largohen nga skena, përveç përfaqësuesve serb. Ata shihen tek sa Vuçiq bëhet gati për të ecur së bashku me kryeministren e tij, ajo e ndalon duke i thënë diçka në vesh, e që duket mjaftë serioze.
Në videon më poshtë mund ta ndiqni nga minuta 0.45.