Ja mosha e 12 personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit

15:38 | 06 Nëntor 2020

Kjo është mosha e 12 personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 12 pacientë që ishin të infektuar me coronavirus.

Për dallim nga herat tjera, Instutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin 24 orësh ka publikuar edhe moshën e vik.timave.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe një numër rekord i rasteve të reja, gjithsej 728, prej tyre 316 vetëm në Prishtinë, ndërsa janë shëruar 60 pacientë.

Komento: