Ja në cilat shtete u pranuan më shumë azilkërkues

22:57 | 25 April 2019

Këto 3 shtete në Evropë pranuan më së shumti azilkërkues

Në vitin 2018 Italia ia kaloi Francës sa i përket dhënies së mbrojtjes ndërkombëtare për azilkërkuesit, duke u vendosur në vend të dytë pas Gjermanisë, njofton Eurostat.

Në vitin 2018, 28 shtetet anëtare, në tërësinë e tyre, kanë dhënë mbrojtje ndërkombëtare për 333355 refugjatë.

Mbi 40% e përgjigjeve pozitive për azil janë dhënë nga Gjermania (139600), më pas nga Italia me 47885 e ndjekur nga Franca me 41440.

Në vitin 2017 azilkërkuesit që kishin marrë përgjigje pozitive ishin 538000, transmeton atsh.

Komento: