Milan është vendosur të përfundojë transferimin e Kryzstof Piatek sot në një marrëveshje të përhershme nga Genoa pasi dje u arrit një marrëveshje e plotë midis klubeve.
Rossonerët do të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit dhe ai do të zëvendësojë Gonzalo Higuain në San Siro, i cili do të shkojë në Chelsea, përcjell ORAinfo.
Nëse gjithçka shkon mirë, trajneri Gennaro Gattuso mund të llogarisë lojtarin tashmë për ndeshjen e madhe të kësaj fundjavë kundër Napolit në Serie A, në të cilën skuadra vendase do të kërkojë të konfirmojë pozitën e tyre në vendin e katërt, vend ky që u siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/