Taunita Hoxha është 22 vjeҫarja e cila u godit nga një kamionet në Prishtinë.
Ajo ishte shtatzënë dhe si pasojë e lëndimeve, pas aksidentit humbi foshnjën, shkruan ORAinfo.
Tuanita vazhdon të jetë në gjendje mjaftë të rëndë, e tashmë është dërguar në Turqi për shërim.
Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot është nisur për mjekim në Stamboll.
Ndryshe, në shkrimet ku kërkohet ndihmë për Taunitën, thuhet se ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë./ORAinfo/