Ja në cilin qytet të Kosovës ka rënë më së shumti borë

23:59 | 26 Janar 2019

Ditëve të fundit mbi vendin tonë kanë mbizotëruar temperatura të ulëta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:

Prishtinë 11 cm

Pejë 16 cm

Podujevë 34 cm

Mitrovicë 13 cm

Ferizaj 24 cm

Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm”, njofton IHMK.

Komento: