Ja nga cilat komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:14 | 28 Dhjetor 2020

Janë konfirmuar 181 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSPHK njofton se nga gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 181 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Ndërkaq sot janë sëruar edhe 407 persona kurse 8 të tjerë kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: