Ja nga cilat qytetet vijnë rastet e reja me koronvirus

19:57 | 29 Mars 2020

Rastet e reja me COVID-19 janë dy nga Prishtina dhe një nga Kijeva e Malishevës.

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se tre rastet e reja me COVID-19 janë 2 nga Prishtina dhe një në Kijevë, shkruan lajmi.net.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.

Ka shkuar në 94 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

TRE RASTE ME COVID-19!

Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.

Nga data 08.02.2020 deri me 29.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e katër (94) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Komento: