Ja nga cilat vende janë rastet e reja me koronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja nga cilat vende janë rastet e reja me koronavirus

21:55 | 22 Maj 2020

Nga këto vende janë rastet e reja me koronavirus.

Sot janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me Covid-19, ndërsa 10 pacientë janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.

Kështu numri total i të infektuarve shkon në 1.025.

Komento: