Piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës është nga Drenica.
Për pak minuta Kosova do të bëhet me Ushtrinë e saj.
Pikërisht Ushtria e Kosovës nga nesër në radhët e veta do të ketë edhe pilotin e parë, i cili është nga Drencia dhe diplomoi në Akademinë Ushtarake të Turqisë, shkruan Drenica Press.
Kosova me ushtri pritet të bëhet brenda pak minutash kur pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë për ushtrinë e vendit.
Deputetët e Kuvendit janë mbledhur në Kuvend dhe votimi pritet të bëhet tani.