Ja nga cili qytet ishte 46 vjeçari kosovar që humbi jetën në aksident në Zvicër

21:13 | 22 Qershor 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Zvicër.

Një shtetas i Kosovës, banor në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Albinfo.ch mëson se bëhet fjalë për një person 46 vjeçar (D.A) nga Drenoci i Deçanit, me vendbanim në Balgach SG (Zvicër). Po ashtu, mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas raportimit të mëhershëm të smopo.ch, kosovari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë.

Komento: