Ja nga do të kalojë autostrada më e re në Kosovë

09:34 | 31 Janar 2019

Ministria e Infrastrukturës ka prezantuar para qytetarëve të Pejës projektin për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit që përfshin Pejën-Decanin-Gjakovën dhe Prizrenin. Ky prezantim u mbajt në kuadër të dëgjimeve publike të kësaj komune.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u tha qytetarëve të pranishëm se bashkërisht do ta projektojnë një projekt, i cili, sipas tij, është projekti më madhor që ka ndodhur në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky projekt do të ndikojë dukshëm në qasjen e qytetarëve, në lëvizjen e lirë, lëvizjen mallrave dhe zhvillimin ekonomik. Ne si Qeveri dhe Ministri e Infrastrukturës jemi të vendosur që ky projekt të fillojë në muajin tetor të këtij viti, por me intensitet më të madh do të nisin punimet në vitin 2020 dhe pastaj bazuar edhe në kontratë, projekti do të realizohet për katër vjet”, u foli Lekaj qytetarëve të pranishëm për këtë autostradë, në të cilën qasje direkte do të kenë tetë komuna.

Komento: