Ja për çfarë kishte shërbyer gjatë luftës ky vend që tani e mori emrin Kodra e UÇK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja për çfarë kishte shërbyer gjatë luftës ky vend që tani e mori emrin Kodra e UÇK-së

22:17 | 21 Qershor 2021

Për çfarë kishte shërbyer gjatë luftës ky vend që tani e mori emrin Kodra e UÇK-së.

Për vetëm pak ditë, banorët e fshatit Ngucat mblodhën mijëra euro për vendosjen e shkronjave “UÇK” në fshatin Ngucat.

Rreth 20 mijë refugjatë, lanë shtëpitë e tyre, e ia mësynë fshatit Ngucat gjatë luftës në Kosovë.

Këta ndiheshin me të sigurt në këtë fshat të Malishevës, ku po operonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj, nuk mungonin sulmet nga larg të forcave serbe ndaj civilëve të paarmatosur.

Për këtë, edhe thirrja për ndihmë ishte e madhe.

E dy dekada me pas, malet ku u strehuan pas luftës dhe ku luftoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, banorët e fshatit Ngucat, nuk i harruan.

Organizatat e dala nga lufta në bashkëpunim me banorët e Ngucatit, mbi këtë fshat, vendosen tri shkronja, që mund të shihen nga shumë pjesë të Kosovës.

Por, për çfarë kishte shërbyer kjo pikë, që tani e mori emri Kodra e UÇK-së?

Helshani thotë se me të dëgjuar për vendosjen e akronimit UÇK, banorët iu përgjigjen pozitivisht këtij projekti.

Edhe për përurimin e Kompleksit “Kodra e UÇK”, është zgjedhur një datë e veçantë.

Ndërkohë, ani pse kompleksi është në ndërtim e sipër, duket se ka filluar ta tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Sipas organizatorëve, vetëm të dielën e kaluar, mbi 200 vizitorë ishin për ta vizituar këtë kompleks, ku po bëhen përgatitjet e duhura që vendi të shndërrohet në atraksion turistik.

Ndërkohë e gjithë kjo, ka gjetur përkrahjen edhe të Komunës së Malishevës.

Nga Komuna e Malishevës, thonë se kanë kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës, që vendi ku u vendosen shkronjat, të shpallet zonë me interes të veçantë.

Komento: