Ja për çka u morrën vesh Kosova dhe Serbia 8 vjet më parë në Bruksel

09:22 | 19 Prill 2021

Për çka u morrën vesh Kosova dhe Serbia 8 vjet më parë në Bruksel?

Sot bëhen tetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Atëbotë Thaçi dhe Daçiq kishin firmosur një dokument me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Vënia e inicialeve në të ishte llogaritur si moment historik pasi liderët e të dy vendeve në armiqësi, po nisnin udhën drejt paqes.

Komento: