
Një nga lojtarët kryesorë të AC Milan deri më tani, që nga fillimi i sezonit në vazhdim, qendërmbrojtësi 32-vjeçar danez Simon Kjaer, i cili ishte në garë për kuqezinjtë që nga pjesa e dytë 2019/2020, ra viktimë e një dëmtimi të rëndë në gju.
Klubi kuqezi, ka konfirmuar se ai do të jetë jashtë fushës së blertë për gjashtë muaj, përcjell ORAinfo.

Ja deklarata zyrtare e gjigantëve italianë:
“AC Milan konfirmon se Simon Kjær iu nënshtrua një operacioni artroskopik sot për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe për të rifutur ligamentin kolateral medial në gjurin e tij të majtë. Operacioni, i cili u krye në klinikën Casa di Cura La Madonnina, ishte një sukses i përsosur, me Dr. Roberto Pozzoni duke e kryer atë me ndihmën e ekipit të CTS (Centro di Traumatologia dello Sport – Sports Traumatology Centre) nga Instituti Ortopedik Galeazzi në prani të mjekut të klubit Stefano Mazzoni.
Kjær po shkon mirë dhe është i etur për të filluar menjëherë procesin e rehabilitimit. Ai pritet të jetë jashtë për gjashtë muaj./ORAinfo/